Amazona po lëngon, 'mushkëria' e botës në flakë!

23 Gusht 2019, 09:37

Amazona po lëngon! Mushkëria e botës", "shtëpia" e qindra specieve të pazakonta bimore dhe shtazore, është në rrezik nga flakët e zjarrit që po përpijnë gjithçka u del përpara

Rreth 73,000 zjarre janë regjistruar midis janarit dhe gushtit, krahasuar me 39.759 gjatë gjithë vitit 2018. Referuar Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë (INPE), rënia e zjarreve shënon një rritje prej 83% krahasuar me vitin e kaluar dhe më e larta që nga fillimi i regjistrave në 2013. Imazhet dhe videot janë dramatike, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë "pushtuar" vendin. Tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg.

Programi satelitor i Bashkimit Evropian, Koperniku, publikoi një hartë që tregon tymin nga zjarret që përhapet në të gjithë Brazilin, në brigjet lindore të Atlantikut. Tymi ka mbuluar gati gjysmën e vendit dhe madje po përhapet në Peru, Bolivi dhe Paraguai.

Dhjetëra-mijëra njerëz në mediat sociale kanë shprehur shqetësimin për ruajtjen e pyjeve të shiut të Amazon, teksa kanë publikuar foto dhe video #prayforamazonia.

Akuzat shkojnë drejtpërdrejtë për presidentin e brazilian, Jair Bolsonaro. Organizatat dhe studiuesit e mjedisit shprehen se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga fermerët që duan të përdorin tokën për kullota.