Ambasada e SHBA, tjetër mesazh kundër korrupsionit: Çdo javë, një nismë e re

29 Tetor 2019, 10:57

Kur kanë kaluar një javë pasi Ambasada Amerikane publikoi emrat e zyrtarëve shqiptarë përjetë nga vizat amerikane, Ambasada ka vijuar me një tjetër mesazh kundër korrupsionit.

Ambasada Amerikane u është drejtuar të rinjve shqiptarë duke thënë se SHBA është e angazhuar të financojnë projekteve kundër korrupsionit. Në mesazhin e bërë publik në faqen zyrtare të. Ambasadës Amerikane u ka bërë thirrje të rinjve që të ngrejnë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.

Ndër të tjera, ambasada amerikane në Tiranë shkruan:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.”

E.L./Shqiptarja.com

    No videos found.