Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: 26 mijë pushtues rusë kanë rënë në territorin tonë, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do përshkallëzojë luftën

12 Maj 2022, 18:55

Lufta në Ukrainë është futur në muajin e tretë. Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka treguar për Report Tv bilancin e luftës. Sipas përditësimeve të datës 10 maj, Shkurov thotë se mbi 26 mijë ushtarë rusë kanë rënë në territorin ukrainas, ndërsa shton se deri në 2500-3000 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën.