Ambasadori italian çel siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër: Do sjellë më shumë turistë në Shqipëri

19 Tetor 2020, 20:12

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka çelur siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër. Ai thotë se kjo do të sjellë më shumë turistë në Shqipëri. Pas takimit me kryebashkiakun Flamur Golemi ambasadori italian u shpreh optimist për çeljen e Shtëpisë Italiane në Gjirokastër, në një godinë historike.