Ambasadori shqiptar në Turqi për Report TV: S'raportohet për shqiptarë të lënduar nga tërmeti!

30 Tetor 2020, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 18:25:40

TIRANË- Nga tërmeti në Turqi, deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar! Lajmi konfirmohet nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo. Në një lidhje me Skype në Report tv në hapësirën live të pasdites, Robo tha se vijojnë lëkundjet e forta.

"Nuk ka bashkatdhetar të prekur nga tërmeti i tmerrshëm. Pashë që informacioni juaj është shumë i freskët, por ajo më bën përshtypje është se në atë zonë pati një goditje tjetër, por që nuk raportohet për dëme të tjera", tha ai.

Robo tha se u është dhënë këshilla qytetarëve që të mos kthehen në banesat e tyre.

"Autoritet turke iu përgjigjen në kohë rekord nevojave dhe kushteve të krijuara nga tërmeti. Operacionet e shpëtimit vijojnë, qytetarëve u është kërkuar që të mos futen në banesa, janë grumbuylluar në parqe", tha Robo.

Deri më tani, Robo tha se Turqia nuk ka kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera, pasi i ka kapacitetet të gjitha vetë.

"Ne jemi pranë popullit turk, por deri më tani autoritet turke nuk kanë kërkuar ndihmë nga shtete e tjera. Qytetarët janë paralajmëruar dhe qarqet akademike kanë paralajmëruar për cunami, në Turqinë Veriperëndimore", tha Robo.