Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë lexon letrën e Donald Trump për shqiptarët

14 Tetor 2019, 20:24 | Përditesimi i fundit: 2019-10-14 20:26:21

TIRANE-Në 10-vjetorin e themelimit te Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, me president Michael Granoff, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë edhe mesazhin e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

"Kjo qasje do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit në BE. Ju i dëgjuat mesazhet e mbështetjes nga tre ish-Presidentë të Amerikës. Gjithashtu Presidenti Trump ishte goxha i prekur nga zhvillimet e ADF-së dhe ka dërguar një letër që e kam nderin ta lexoj.

ju dërgoj përgëzimet e mia ADF-së për 10-vjetorin, iu uroj për këtë etapë dhe arritje. Pas rënies së komunizmit në Europën Lindore SHBA i mbështeti njerëzit përmes bujarisë së Amerikës. Fondi i sipërmarrjeve ishte fondi më i vogël në vendin më të varfër në Europë i krijuar në 2009.

Fondacioni vepron si dhuratë nga populli amerikan dhe ka investuar më shumë se 55 mln dollarë për sipërmarrjen dhe arsimin profesional. E përgëzoj ADF, borxhin dhe partnerët për arritjet. Ju uroj sukses të vazhdueshëm në vitet në vijim" ishte letra e Trump që lexoi e narkuara me punë Leyla Moses-Ones.

d.ba./Shqiptarja.com