Ambasadorja Kim në Kryesinë e Kuvendit, takim 30 minuta me kryeparlamentaren e re Lindita Nikolla

17 Shtator 2021, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 12:43:20

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar takimin e parë me kryetaren e re të Kuvendit Lindita Nikolla, në Kryesinë e Kuvendit, që zgjati rreth 30 minuta.

Ende nuk ka detaje se për çfarë kanë distuar konretisht por mendohen se kanë folur për sfidat në detyrën e re. Nikolla e cila u zgjodh më 10 shtator me 79 vota pro dhe 4 kundër do të drejtojë Kuvendin për 4 vitet e ardhshme. Në seancën plenare ku u votua për zgjedhjen e saj, grupi parlamentar i PD-së vendosi të grisë në mënyrë demonstrative fletët e votimit e duke i hedhur më pas në tokë.