Amnistia fiskale, Dhamo: Drafti i paqartë, s'ka analiza financiare! Nuk dihet si do riatdhesohen paratë

4 Gusht 2020, 18:33

TIRANË- Të huajt dhe grupet e interesit në vend kanë ngritur një sërë rezervash për amnistinë fiskale. Paqartësitë dhe mangësitë e draftit për ekspertin Kontabël Sotiraq Dhamo fillojnë që prej mungesën se analizës financiare, se sa do të jenë të ardhurat që do të përfitojë buxheti i shtetit.

“Një ligj për amnistinë ka një padrejtësi për ata që kanë qenë të rregullt, të cilët penalizohen pasi ata që i kanë konkurruar dhe kanë bërë evazion do paguajnë më pak tatime. Që kjo të quhet e pranueshme duhet që efektet financiare të jenë të mëdha. Duhet të bëhet një analizë çfarë efektesh financiare pritet të sjellë, që bëhet sipas sektorëve, kompanive dhe individëve. Një analizë e tillë mungon”, shprehet Dhamo.