Anglia prag largimit nga BE/ Trump u premton marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare në Samitin G-7

25 Gusht 2019, 16:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Mbretërinë e Bashkuar, duke folur pas një takimi të mëngjesit me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas Brexit-it arrihet. "Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj të mishit në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson.