Anila Çela: Si është të zëvëndësosh Valbona Selimllarin

11 Tetor 2019, 13:55

Nga 2011 në “Vizioni i Pasdites”, por tashmë për Anila Çelën ka nisur një sfidë e re. Për të ishte momenti i duhur për të bërë diçka ndyshe dhe për këtë arsye vendosi të pranonte moderimin e programit ‘prime time’ në Vizion Plus, “Nga e Para”.

E ftuar në “Rreze Dielli” Anila thotë se ishte e vështirë të linte programin e pasdites, por shton se ishte në pikën kur donte të bënte diçka të re në karrierën e saj.

Sezoni i parë i “Nga e Para” i qe besuar Valbona Selimllarit. Por a është e lehtë për Anilën që ta ‘zëvendësojë’ atë?

Unë jam njëra nga ato që kam dashur shumë emisionin dhe Valbonën, pasi ajo është një nga personazhet më të embla dhe më ka pëlqyer shumë. Ajo ka ruajtur kornizën e vet shumë të pastër. Edhe pas m’u bë ftesa pashë emisionet në mënyrë që të shikoja në ç’linjë duhet të qëndroja. Është përgjegjësi e madhe sepse njerëzit ishin mësuar ta lidhnin “Nga e para” me imazhin e Valbonës.”, përgjigjet moderatorja.

    No videos found.