Anjeza Maja: 'Dancing with the Stars' një nga eksperiencat më të papëlqyera, nuk bëra marrëveshje ndaj na eleminuan shpejt

1 Janar 2019, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2019-01-01 10:40:39

Ajo sapo ka mbyllur eksperiencën e saj në "Dance with me" spektaklin e të hënës në mbrëmje në TV Klan, ku për fat të keq nuk mundi të fitojë çmimin e shumë dëshiruar pasi u dëmtua në këmbë. Por moderatorja Anjeza Maja, e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë spektakël ku personazhe të famshëm të artit dhe ekranit sfidohen në kërcim, si një eksperiencë për të mos u humbur. E ftuar në emsionin "Rreze Dielli" në Report TV, Maja bëri një krahasim me këtë pjesëmarrje që mbylli siparin pak ditë më parë, me një tjetër eksperiencë kërcimi në spektaklin "Dancing with the Stars" në Vizion Plus ku moderatorja bukuroshe ishte pjesëmarrëse në vitin 2012. 

"Dancing with the Stars" ka qenë një nga eksperiencat më të papëlqyera të miat. Ngaqë u eleminova shpejt dhe nuk e dija që funksiononte që para se të merrje pjesë duhej të bëje nga ato "Deal" (marrëveshje). Ishte një eksperiencë.....! Sidomos në vitin kur unë isha, ishte një atmosferë .... unë pretendova që do shkoj, do kërcej do ta shijoj, kur së bashku me Dren Abazin ishim të parët dhe kur diskutonim me njëri-tjetrin: Po si ke firmosur ti, nuk kishim bërë asnjë "Deal" përpara.  Ndërkohë personat që kishin bërë (marrëveshje) kishin muzikën më të bukur, veshjet më të bukura , balerinët më të përzgjedhur etj etj.

Anjeza Maja, moderatore

Nëse nuk do të kisha dëmtuar këmbën, unë dhe Romeo do të kishim fituar "Dance with me"

Krejt ndryshe ishte për Anjeza Majën pjesëmarrja këtë vit në spektaklin "Dance with me " të regjisores Vera Grabocka, ku moderatorja thotë se u ndje si në familje.

Ndryshe ishte eksperienca në "Dance with me" ku personazhet shkonin për tu argëtuar, nuk kishte eleminim dhe mendoje vetëm që të dilje bukur në atë mbrëmjen e shfaqjes, ta shijoje atë në maksimum, të bëje një kërcim të bukur që vërtetë të të përshtatej dhe të dilje dinjitoze në ekran. Kështuqë ishte tjetër atmosferë. Ndoshta unë u ndjeva mirë sepse me Alektën dhe Verën kam punuar edhe më parë, kam punuar si asistente e Vera Grabockës në TV Arbëria dhe jam ndjerë si në familje. Sigurisht që në "Dance with me" mu dha edhe më shumë hapësirë duke qenë se theva gishtin, u përfshiva në juri që si e si të mos largohesha nga ky spektakël dhe të prisja deri sa të përmirësohej gjendja ime fizike.

Anjeza Maja, moderatore

Jo vetëm që është kënaqur, por Anjeza Maja u shpreh gjatë bisedës në "Rreze Dielli" se, nëse nuk do të kishte dëmtuar këmbën, bashkë me aktorin Romeo Veshaj do të kishin fituar çmimin e madh në "Dance with me".

Me Romeon kisha një marrëdhënie fantastike i cili nuk u mërzit, sepse ai le të themi që ishte balerini VIP më i mirë i spektaklit dhe u penalizua në një fare mënyre për shkak të dëmtimit të këmbës time, sepse nëse do të konkuronim të dy ndoshta edhe mund të fitonim ccmimin, sepse ishim që të dy të fortë. Besoj që po, besoj që (nëse nuk do të ishte dëmtuar) do ta kishim fituar, duke patur parasysh që Romeo ishte një partner shumë i mirë dhe unë duke marë nga forca e tij. Megjithatë ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe mendoj që ia vlejti pjesëmarrja.

Anjeza Maja, moderatore