Apeli i familjarit: Më arrestuan dhëndrin pa qenë në protestë

17 Shkurt 2019, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2019-02-17 12:44:20

Dhëndrri i tij është arrestuar nga policia e Tiranës pas protestës së dhunshme të opozitës dje para kryeministrisë. Por pretendon se dhëndrri nuk ka qenë fare i pranishëm në protestë.

I afërmi i tij në një prononcim për mediat para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, tha se dhëndrri kishte shkuar në polici për të shoqëruar babain e tij i cili ishte ndaluar nga policia për dhunën në protestë. Por sipas tij policia e ka arrestuar edhe dhëndrrin në mënyrë të padrejtë.

Ai kërkoi nga policia të hapë filmimet nga protesta dhe të tregojë me fakte argumentet mbi të cilat e kanë arrestuar dhëndrrin e tij.

"Nëse del vërtet që ka qenë në protestë", tha ai - "atëherë le të zbatohet ligji". 15 persona u arrestuan nga policia për kundërshtim dhe goditje të forcave të policisë dhe për shkatërrimet që ju bënë godinës së kryeministrisë, 7 janë shpallur në kërkim, dhe 5 hetim në gjendje të lirë.