Apeli: Të rrisim besimin tek produktet vendase/ Mollët ngelen stok, fermeri: Kam 8 ton të pashitura. Eksperti:Politikat bujqësore në 7 vitet e fundit të gabuara

25 Janar 2022, 13:02

Shqipëria cilësohet si një ndër vendet jo vetëm me klimë tepër të mirë të veçantë por edhe me prodhimet e saj bio nga fermerët vendas, të cilët përpiqen që të sjellin të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të rritura nga ata vet. Në përpjekje për të mbijetuar në një treg vendas që gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga produktet e importit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri shqiptarë nga zona e Korçës u shpreh se një pjesë e madhe e mollës i ka mbetur stok.

“Kam shitur pak në sezonin kur ishte vjelja e mollës dhe shumica e mollës ka mbetur stok, mollën e kam shitur me 3 lek. Kam 8 ton të pashitura” tha ai.

Ndërsa eksperti i lartë i Bujqësisë Ilir Pilku tha se ndërkohë Shqipëria importon rreth 15 mijë tonë mollë.

Kjo është një ndër sasirat më të vogla në realitet,  sepse në magazinat dhe frigoriferat e Korçës janë afërisht rreth 50 mijë tonë mollë e pashitur. 120 mijë tonë mollë prodhon Shqipëria. Ndërkohë që  ne nuk kemi shitur mollën tonë kemi aafërisht rreth 15 mijë tonë import.