'Arena Kombëtare' do inagurohet me Francën, Dervishaj: Për emrin janë ftuar kompani të mëdha

20 Gusht 2019, 15:17

Për të disatën herë të hënën u mësua se stadium ‘Arena Kombëtare’ nuk do të jetë gati për afatin e radhës që ishte data 10 e muajit shtator. Pas këtij lajmi ‘report tv’ ishte sot në ambientet e impanitit ku po kryhen punimet dhe u interesua për datën se kur stadium mund të jetë gati për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

“Ne patëm premtuar dhe kishim dëshirë që ekipi jonë të bënte ndeshjen me Islandën në ‘Arenën Kombëtare’ dhe të na gëzonte me një fitore, por kjo nuk u arrit dot për shumë e shumë arsye objective dhe subjektive. Gjithsesi besojmë që për ndeshjen me Francën ne do të bëjmë ceremoninë e inagurimit. Stadiumi do të ketë përfunduar plotësisht, ndërsa për pjesën tregtare nuk na takon ne të merremi.”

Më tej zoti Dervishi sqaroj edhe arsyen përse federate vendosi që të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit, që në momentin e inagurimit nuk do të jetë më ‘Arena Kombëtare’.

“Fedarata ka të drejtën, ose shoqëria ‘kuqezi’, e cila është diçka e përbashkët mes federatës dhe shtetit, të mendojë për të krijuar të ardhura. Për të mirëmbajtur këtë stadium duhet krijuar të ardhura dhe shitja e emrit është një mënyrë, ashtu siç bëhet në shumë stadiume në botë.”

Në fund shefi i sektorit të investimeve dhe infrastrukturës në FSHF-së sqaroi edhe kompanitë të cilat janë ftuar për të vendosur emrin.

“Janë ftuar kompani të mëdha në fushën bankare, në fushën e sigurimit, në fushën e naftës, të cilat mund të ketë interes për të vendosur ermin e tyre. Kjo është një praktikë që nuk e kemi shpikur ne pasi ndodh në të gjithë botën.”