Arrest shtëpie për Margjekën dhe burg për të shoqin/ Gjyqtarja tensione me policinë: Vendim politik!

1 Tetor 2020, 14:49

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjeka, dhe "arrest me burg" për bashkëshortin e saj Arben Cara (në rolin e seskserit), të cilët akuzohet për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Ky vendim është kontestuar ashpër nga Margjeka, e cila në dalje të seancës ka "shpërthyer" në akuza duke thënë se e gjitha është politike, e planifikuar për t'i dhënë fund karrierës së saj, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Teksa ka tentuar t'i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar të flasë.

Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (Përplaset me policët). Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vettingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet). E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kanë dhënë për njerëzit. Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej. Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo e revoltuar.

Përveç mandatit të kryebashkiakes Sako, gjyqtarja thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton drogë ku ishte i përfshirë një drejtor Kufiri. Margjeka tha se në këtë dosje u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit fuste drogën. "U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha ajo.