Arrestimet pas plagosjes në Kavajë, Meta-Ramës: I kape pas ulërimave të mia

21 Prill 2021, 12:40

Duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, Presidenti Meta ka deklaruar sot se arrestimet e të akuzuarve për plagosjen në zyrat e PD-së në Kavajë u bënë pas ulërimeve të tij.

"Dua t'i them edhe një herë kryerilindësit, shumë mirë bërë që pas ulërimave të mia këtu i arrestove 3 banditët në Kavajë.  Ti më akuzove mua s nxis dhunën në Kavajë ndërkohë që i dërgove dhe shtabi yt kriminal këto 3 horra, 2 prej të cilëve punojnë në Bashkinë Kavajë dhe i tretë i lidhur me narko-trafikantë si ti vdes për këta", tha Meta.

  •