Arrestohen dy turq në Sarandë! Kapiteni kishte fshehur në anije një të ri me letra false

6 Tetor 2019, 14:55

SARANDË-Dy turq janë arrestuar nga policia kufitare ditën e sotme. Ata janë me inicialet N.I. 31-vjeç dhe E.A. 40-vjeç, të banues në Bodrum, Turqi.

Pas kontrollit të ushtruar në anijen turke me flamur amerikan e ankoruar në portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin me inicialet E.A. është gjetur i fshehur 31-vjeçari me inicialet N.I. të cilit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

    No videos found.