Artan Hoxha në Report Tv: Kacifas u bë kokë turku nga grekët! Ja kush është minoritari që do ngrinte memorialin

22 Tetor 2019, 22:59

TIRANE- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga se Kostandin Kacifas është bërë kokë turku dhe se Krimet e Rënda nuk kanë zbardhur asnjë prapaskenë të kësaj ngjarjeje.

Hoxha tha se i vetmi i ndaluar për tentativë të ngritjes së memorialit për Kostandin Kacifas është Vangjel Barka, një banor i fshati minoritar

Kjo është na vrazhdën e provokimeve që bëhen brenda territorit shqiptar. Grekët janë po ashtu si ne që nëse marrin vesh ku i kanë të afërmit e tyre nuk i lënë. I gjithë problemi është tek reagimi. Është kapur një person për të cilin ka një procedim penal. Vangjel Barka i cili po ndiqte punimet.

Ky objekt që do ngrihej në kodrën e fshatit Bularat, i vetmi në Shqipëri që ka një varrezë greke që është gritur në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Personat që kishin hyrë nga Shqipëria nuk mund të afroheshin sepse kishin menduar të krijonin porbleme në grykën Këlcyrës ishin marrë masa nga policia. Duke u dashur të ruhej policia jonë kishte garantuar paprekshmërinë edhe nga persona që do vinin nga territori grek.

Për këtë shkak ndodhi ajo që ndodhi në Bularat. Vangjel Barka është banor i fshati Bularat, minoritar. Në rastin konkret nga hetimet nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dosja është tek Krimet e Rënda. Dhe ka një prokuror Olsi Cela që është edhe kandidat për kryeprokuror. Ky hetim duhet të zbardhte se kush ndodhej pas Kostandin Kacifas. Ai ishte bërë kokë turku nga grekë. Kur u vra në Shqipëri ai u bë hero. Ajo ëhstë ngjarje tipike me sfond nacionalist", tha Artan Hoxha.