Artan Hoxha: Vendimi për dënimin e Saimir Tahirit ndanë një epokë

19 Shtator 2019, 16:02

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se vendimi për dënimin ose jo të Saimir Tahirit sot ndanë një epokë.

"Problemi është që trupi gjykues është tërhqur për të marrë vendimin, nuk është i lehtë, jo sepse është cështje gjyqësore e jashtëzakonshme, është bërë një vendim i cili pritet me shumë këshëri dhe është bërë i vështirë, sepse duket se sot do të ndahet një epokë. Duket se do të kalojmë nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri dhe kjo është motoja e lëvizjes së opozitës dhe në rast se do të kemi një dënim, nuk ka rëndësi masa, për opozitën do të ishte ndëshkim për shumicën e majtë dhe kryeministrin dhe nëse nuk do të kemi dënim, opozita do të ketë mundësi të sulmojë Ramën" tha ai.