Artistët marshojnë drejt Presidencës, i kërkojnë Metës që mos të dekretojë ligjin

12 Korrik 2018, 22:14

“Pa teatër nuk ka Europë! ” “Poshtë diktatura” “Mos e dekreto”. Këto ishin disa nga thirrjet e artistëve, intelektualëve edhe qytetarëve që marshuan pasditen e sotme nga Teatri drejt Kryeministrisë edhe Presidencës. Artistët i kërkuan presidentit Ilir Meta, që mos ta dekretojë ligjin, por ta kthejë sërish në Parlament, sepse vetëm kështu do ta mbajë mend historia. Ata e konsiderojnë këtë sjellje të qeverisë, jo vetëm arrogante kundrejt artit në vend, por e shohin si paralajmërim të instalimit të diktaturës.