Atalanta 'djeg' Juven për titull, 'zonja' rrezikon edhe Champions League! Tre pikë për Lazio-n

18 Prill 2021, 19:44 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 19:45:06

Atalanta ka nxjerrë përfundimisht nga lufta për titull Juventusin e Andrea Pirlo, që sot për llogari të javës së 31 të Seria A është mposhtur 1-0. Në Bergamo goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Malinovski 3 minuta para fundit të kohës së rregullt. Humbja ka bërë që Juventusi të zbresë në vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Atalanta që e parakaloi në vendin e tretë. Aktualisht ‘Zonja e vjetër’ është në kuotën e 62 pikëve.

Ndërkohë Milan ka siguruar të paktën edhe për një javë vendin e dytë, pasi sot ka mposhtur 2-1 Genoa-n. Djalli zhbllokoi shpejt takimin me Rebic, por brenda pjesës së parë miqët barazuan me Destro-n. Ndeshja u vulos në pjesën e dytë nga një autogol i sulmuesit Scamaca. Me këtë fitore Milan është ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 2 më shumë se Atalanta e venditë të tretë dhe 8 më pak se Interi kryesues, që sonte luan ndeshjen e kësaj jave kundër Napolit.