Atalanta fiton në mënyrë të frikshme, shpërtallon Torinon në transfertë

26 Janar 2020, 13:18

Në Seria A Atalanta është rikthyer te fitoret në mënyrën më të frikshme të mundshme, pasi ka shpërtalluar në transfertë 0-7 ekipin e Torino-s. Bergameskët e nisën serinë e golave në minutën e 17 me Ilicic, i cili deri në përfundim të 90 minutave realizoi ‘tripletë’.

Në apelin e golashënuesve nuk munguan as Gosens, Zapata, Palasic dhe Muriel dy herë. Me këtë fitore Atalanta thellon diferencën me skuadrata e tjera përsa i përket golave të shënuara pavarësisht se renditet në vendin e pestë.Atalanta deri më tani ka realizuar 57 gola në kampionat, 11 më shumë se Lazio që vjen e dyta.