Atalanta 'likuidon' Romën, Conte për ndeshjen me Lazio-n: Na pret një takim me nivel të lartë vështirësie

16 Shkurt 2020, 12:11

Atalanta i ka dhënë një goditje të fortë Romës në luftën për zonën Champions pasi ekipi i drejtuar nga Gasperini ka mposhtur 2-1 verdhekuqtë në Bergamo në takimin e vlefshëm për javën e 24 të Seria A. Për më shumë të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga kryeqytetit me Dzeko-n, ndërsa më pas Atalanta në pjesën e dytë përmbysi me Polomino-n dhe Pasalic. Në këtë mënyrë Atalanta krijon një distancë sigurie me vendin e katërt pasi Roma që pozicionohet e pesta ka gjashtë pikë më pak.

Ndërkohë sonte do të luhet edhe supersfida e kësaj jave në Itali mes Lazio-s dhe Interi-t. Në ‘Olimpico’, në orën 20:45 do të vihen përballë vendi i parë me atë të tretin, që në klasifikim i ndan vetëm një pikë. Për Lazio-n mungon kapiteni Lulic, ndërsa te Inter të padisponueshëm janë Handanovic, Sensi dhe Gagliardini.

Në prag të këtij takimi trajneri i interit Antonio Conte është shprehur: ‘Padyshim që na pret një ndeshje me një shkallë vështirësie shumë të lartë. Lazio është një ekip i konsoliduar që tani po fiton edhe trofe si Kupa e Superkupa. Lojtarët më të mirë tani nuk ikin nga Lazio dhe Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer. Përsa i përket Erikseni-t do të luajë titullarë në ndeshjet e ardhshme kur unë ta shoh të arsyeshme.’

Ndërkohë në Angli konkretisht në Premier League Liverpool vijon të mos njohë ndalesa. Skuadra e drejtuar nga Kloop për llogari të javës së 26 ka likuiduar me rezultatin minimal 0-1 Norëich në transfertë. Golin vendimtar e realizoi Mane në minutën e 78, 18 minuta pasi hyrë në lojë si zëvendësues në vendin e Hernderson. Kjo ishte fitorja e 25 në 26 ndeshje për Liverpool-in këtë sezon në kampionat. Me këto ritme shumë shpejt pritet edhe fitimi i titullin matematikisht.