Atentat në Patos/ 53-vjeçarit i zënë pritë dhe e qëllojnë me breshëri, dy plumba e kapin në gjoks

15 Shkurt 2019, 22:37

PATOS-Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme. I plagosuri është Edmond Fejzullahu ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta.

Ai ishte në makinë në momentin që është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërsa dy plumba e kapën në gjoks, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se pavarësisht plagëve, 53-vjeçari ka shkuar vetë me makinën e tij në spital. 

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.