Autoambulanca përplas këmbësoren në kryeqytet, pas plagëve të rënda e dërgon në spital

16 Qershor 2019, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2019-06-16 12:54:35

Një autoambulancë ka përplasur një grua këmbësore, e cila ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në Unazë, pranë ish-restorant 'Durrësi'.

Sipas dëshmitarëve, gruaja pas aksidentit kishte marrë plagë në të gjithë trupin dhe dëmtime të shumta në fytyrë. Fatkeqësisht, gruaja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.