Autobusi ndalon në rrugë, shoferi i makinës humbet durimin merr armën dhe...

20 Gusht 2019, 20:12

FIER - Një person tashmë i identifikuar nga Policia e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur "Kulla e Ujit", Topojë e Fierit.

Sipas banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë, duke i kërkuar që të hapë rrugën. 

Në debat e sipër për hapjen e rruges, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij. 

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.