Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë edhe një makinë! 6 të plagosur, 2 në gjendje më të rëndë! Report Tv sjell VIDEON

29 Prill 2022, 21:24 | Përditesimi i fundit: 2022-04-29 23:10:18

Një ngjarje e rëndë, që për fat të mirë nuk ka përfunduar në tragjedi, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku një autobus me pasagjerë ka përfunduar në Lanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, ku nga sa mësohet autobusi është përplasur me një makinë dhe më pas kanë përfunduar në Lanë.

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se autobusi "Go Green" është "shndërruar" në urë dhe ka zënë poshtë një makinë me targa AA 170 ZH në pronësi të Ergys Hysit. Nga raportimet paraprake bëhet fjalë për 6 persona të plagosur, 2 nga makina dhe 4 pasagjerë të autobusit. Nga burimet mësohet se  2 të plagosurit që po udhëtonin në makinë janë në gjendje të rëndë.