Autogoli i Berishës/ Arbana i poston videon origjinale dhe nxjerr bllof Berishën

25 Shtator 2020, 20:43

Pas postimit të një video nga Berisha për familjen Luku në Shijak që pretendonte se nuk është ndihmuar nga bashkia, kryebashkiaku Elton Arbana nxjerr videon origjinale të vëllezërve Luku që tregon se ata janë ndihmuar gjithmonë dhe vazhdojnë të marrin ndihmë nga bashkia e Shijakut, për strehim, për kemp dhe ndihma ushqimore.

Ja dhe postimi i plotë. Berisha sapo bëri autogolin e rradhës. * Më duhet të ripostoj të njëjtën video Për opozitën me mendje të mjergullt. Për opozitën që ka humbur çdo pikë lidhje me realitetin. Për opozitën që po bie vetë në gropën që mendon se po i bën tjetrit. Për opozitën që në Shijak po kthehet në non grata me këto shpifje në mes të ditës.