Avionët F16 'çajnë' qiellin në Rinas, pjesë e stërvitjes së misionit të Policimit Ajror

20 Gusht 2019, 16:34

Avionët ushtarakë tip F16 të palës greke kanë zhvilluar fluturime në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror.

Ky mision është në bashkëpunime CAOC– Torrejon, Spanjë dhe nga pala Greke u zhvillua fluturimi  stërvitor “ Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.

Ndërkohë ministria e Mbrojtjes njofton Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll  Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.