Avokati në mbledhjen e ‘Zoom’ si “një mace''

10 Shkurt, 15:09

Një nga gjërat më të bukura që ka dhëna pandemia gjatë janë disa momente të lavdishme virale.

Ditën e sotme është bërë virale momenti kur një avokati, pa dashje i vendosi vetes filtrin e një koteleje në një mbledhje të rëndësishme online në aplikacionin ‘Zoom’.

Nuk di si ta heq, kam këtu sekretaren që po përpiqet ta rregullojë“, tha avokati Rod Ponton ndërsa goja dhe sytë e maces lëviznin kur ai fliste apo lëvizte.

Mbledhja e gjykatës së rrethit në Teksas nisi me humor, ndërsa avokati përpiqej të rregullonte “problemin”. 

 Avokati përpiqej të vërtetonte që “nuk ishte një mace”: “Unë jam këtu drejtpërdrejt, nuk jam një mace“.

Më vonë, gjykatësi Roy Ferguson shkroi në Tëitter se është e rëndësishme që të kontrollohet aplikacioni para përdorimit

 “Nëse një fëmijë ka përdorur kompjuterin tuaj, para se të bashkoheni me një takim virtual kontrolloni opsionet e videos për t’u siguruar që filtrat janë të fikur. Kjo kotele sapo bëri një njoftim zyrtar për një rast“.

Duke theksuar edhe njëherë se janë të nevojshme vetëm disa buzëqeshje të vogla dhe jo komente negative.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha