Avokatja italiane promovon romanin në Tiranë: Drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë

19 Prill 2019, 14:42

Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby promovoi librin “Kafe e hidhur”në Tiranë. Hornby teksa përshkruan për studentët dhe gjimnazistët eksperiencën e saj si shkrimtare, ndalet edhe tek profesioni i saj, të qenit avokate. Sipas saj, drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë.

Tekst

Libri “Kafe e hidhur” i shkrimtares italiane  Simonetta Angello Hornby u promovua në Qendrën për Hapje edhe Dialog. Në qendër të romanit është figura e femrës italiane në shekullin XX. Zbërthimi i saj vjen nëpërmjet një historie dashurie, mes një djali të pasur rreth të 30-atat dhe një vajzë adoleshente,  e cila vjen nga një shtresë e varfër socialiste. Ngjarjet marrin tjetër rrjedhë kur vajza gjendet mes dy dashurive, asaj të mikut dhe asaj të bashkëshortit të saj. Janë 20 vite sekrete, zhgënjime dhe dashuri. Arlinda Dudaj i konsideron më rëndësi botimin e këtij libri në gjuhën shqipe, jo vetëm sepse autorja botohet për herë të parë, por edhe sepse  publiku shqiptar ka mundësinë që të njihet edhe më shumë me figurën femërore të Sicilisë në shekullin XIX.

Për të ndalur më shumë tek vlerat e romanit, përkthyesja Diana Kastrati  shprehet se: “Kam pasur librin vetëm dy ditë më parë, është volimunoz edhe kërkon një vëmendje të veçantë, sepse qoftë për stilin narrativ, por edhe për personazhet. Unë do të doja që mbi të gjitha që ta definoja romanin. Sipas meje ky botim sjell karakteristikat e një romani historik, duke përfshirë brenda një sagë familjare, por është edhe një roman lirik, sepse aty është dashuria dhe ndjenjat e forta”.