Azerbajxhan/ Gjenerali rrëfen luftën me Armeninë për 'Shqiptarja.com'

29 Shtator 2020, 18:38

Hajdar Mirza, një nga gjenaralët e Azerbaixhanit në zonën e Karabakut ka rrëfyer për Shqiptarja.com dhe Report TV eksperiencën e tij në luftë dhe sesi arriti ti mbijetojë njërit nga sulmet orët e para të mëngjesit të sotën, kur makina me të cilën udhëtonin u godit me një top.

“Prej disa ditësh ne gjendemi këtu në Terter. Përplasjet dhe luftimet vazhdojnë ende. Akoma mund të dëgjohen zërat e topave. Ushtria armene ka qenë shumë aktive orët e sotme.

Mëngjesin e sotëm erdhëm në Fshatin Rahmanlë, ne u përballën me sulmin e palës armene, na gjuajtën me top.

Natën e mbrëmshem atje ishte qetësi e plotë, por ditën e sotme situata ndryshoi totalisht. Këta topa në fakt nuk janë shumë në afërsi, por diku në thellësi të maleve, duket sikur forcat armene janë tërhequr pak.

A e dëgjuat?

Topa Armenë ranë sërish…”