'Babai më ka thënë se jam shqiptar', 14-vjeçari brazilian që luan për Kombëtaren: Dua të jem përherë kuqezi

15 Prill 2021, 15:41

Viktor Nunes është futbollisti që bie në sy te kombëtarja shqiptare e 15-vjeçarëve. Ai është një brazilian i lindur në Portugali, por gjithë jetën e tij e ka kaluar në Shqipëri. Pak ditë më parë ai debutoi me kombëtaren e moshave dhe kjo i ka lënë shumë mbresa.