Babaramo në tryezën e opozitës për lirinë e medias: Basha të kujtojë se po kalon një kohë të vështirë me mediat

16 Dhjetor 2019, 12:29

Gazetari Ilir Babaramo, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në tryezën e opozitës e thirru për të kundërshtuar projektligjin për 'antishpifjen' që është propozuar nga qeveria.

Babaramo është shprehur se kushdo qeveri e ardhshme që do të vijë në pushtet nuk duhet t'i ndaj mediat në 'ca të nënës dhe ca të babës'. Babaramo i ka kujtuar kreu të PD, Lulzim Basha edhe periudhën jo të mirë që ky i fundit po kalon me mediat, ku ka patur edhe raste sulmi.

Ndër të tjera gazetari Babaramo është shprehur se nuk është dakord me deklaratën e Bashës që asnjë zyrtarë të mos padisë mediat, pasi sipas tij kjo është një ide jo e mirë për të bërë ndarjen e të vërtetës nga spekulimet.

"Nëse vendosim të dalim nga NATO, KE apo refuzojmë BE. Atëherë mund të bëjmë që të ndalohen rrjetet sociale. Ku komuniteti i ka fituar betejat si me njërin krahë edhe me tjetrin. Do të doja të shprehja qetësimin për shoqatën 'kromaks' apo si e ka. Të denoncojmë funksionimin e saj si një zyrë censure. Ta bëjmë publikisht. Ju falenderoj që më keni ftuar. do të shkojë në çdo tryezë ku flitet për lirinë e mediave. Por Basha të sjellë në kujtesën e tij, që po kalon një kohë të vështirë me mediat. Miqtë e dikurshëm nuk janë më rreth e rrotull. Qeveria e ardhshme të jetë ekuidistante ndaj cdo media. Të mos ketë ca të nënës ca të babës. Ta dëshmojë që tani që nuk ka paragjykime për këdo që e kritikon. Kjo më duke shumë kineze kjo ideja se zyrtarët të ndalohen të bëjnë padi penale kur të jemi në pushtet. Unë jam kundër. Tek ne ka shumë spekulantë që shpifin. Nëse nuk ka një gjykatë që nuk ndan të vërtetën atëher nuk kemi gazetari. Duhet të këmbëngulim për rëndësinë që ka pesha e fjalës sonë. "   tha ndër të tjera Babaramo.