Balla: Nëse do votonin 'pro' dekretit të kthyer për Kodin Zgjedhor, s'do adresonim opinionin e Venecias!

28 Tetor 2020, 14:14

TIRANË- Nuk ka kohë për të humbur për të implementuar Kodin e ri Zgjedhor, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, teksa i ktheu edhe një përgjigje presidentit Ilir Meta.

"Ajo që ju unë darkë keni komunikuar nga letra e presidentit Gianni Buquicchio është ajo që thashë në drekë që do e dëgjojmë, por Venecia ka refuzuar kërkesën për një opinion Urgjent, e ka futur në një procedurë normale dhe kjo është shumë domethënëse për ata që kuptojnë komunikimin dhe bashkëveprimin me Venecias. Ne mbetemi të hapur, por duke përllogaritur që çdo ditë që kalon, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, fatkeqësisht Meta mori me pa të drejtë një muaj se këtë mund ta kishte bërë që ditën e dytë kthimin. Në rast se ne do të votonim dekretin e presidenti pro do ishte e pamundur që ne të adresonin opinionin e Venecias, nëse Meta do ishte në Kuvend do na kishte dhënë të drejtë për Kodin, mjafton të kujtoni se si shprehej Meta për Venecia "që s'më tregojnë mua Kushtetutën e vendit tim'. Pozicioni i PS dhe i grupit parlamentar është në koherencë me atë të partnerëve të Shqipërisë", tha Balla.