Balla: Nuk e kuptova propozimin e opozitës parlamentare! Modeli i PS i bazuar në modele europiane

24 Shtator 2020, 19:33

"Populli nuk bën gabim kurrë me vota. Nëse populli i qarkut të Elbasanit do më japë 0 vota dhe të vij në Parlament, nuk ndodh. Hajde ulemi dhe flasim. Lexova propozimin e Hajdarit dhe nuk kuptova asgjë. Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Danimarka mos është gjë vend diktatorial dhe marrim këtë model. Pragu 3 përqind është shumë i mirë. Hajdeni sillni propozimin. Edhe për ata jashtë të vijnë me propozime. Rezoluta është shumë e rëndësishme. Kuvendi ecën shumë shpejt me plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushgtetuese. I bëj thirrje çdo juristi shqiptar që të aplikojë. Ama KED dhe institucione të tjera mos të tallen më me këtë proces. Kjo mazhorancë nuk ka qenë kurrë në një llogore kundër vendeve që na kanë mbështetur" - tha Balla.

  •