Baltë dhe inerte...pasojat e përmbytjes në Laç, banorët: Për 5 minuta na u përmbyt shtëpia

13 Tetor 2019, 16:15

LAÇ- Baltë dhe inerte, është gjithçka që ka mbetur pas nga përmbytja e dy ditëve më parë në qytetin e Laçit. Uji ka depërtuar në 30 banesa dhe 15 biznese duke iu dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake.

Vërshimi i ujit nuk ka kursyer as automjetet që kanë qenë të parkuara në rrugë. Zona më e prekur është lagjja numër 4, pasi niveli i ujit nga vërshimi i përroit arriti deri në 1 metër lartësi

    No videos found.