‘Banda e vrimës’ - vjedhje si në filma, arrestohen në Itali dy shqiptarë

8 Maj 2020, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2020-05-08 15:23:05

Karabinierët e Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Torinos me kërkesë të Prokurorisë Publike, përmes operacionit të quajtur ‘Banda e vrimës’ kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët kryenin vjedhje parash nga makinetat e lojrave të fatit

Si në skenat e filmave hollywoodian, natën ata me një teknikë të mirëmenduar më pare depërtonin në brendësi të godinave të lojrave të fatit ku ndodheshin makinetat, pasi kishin hapur një të çarë në paretet e jashtme të ndërtesës.