Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit

15 Qershor 2021, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 14:59:23

Sot është prezantuar për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë, si dhe është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg në 1 korrik 2021.

Prerja e re e kartëmondhës 10.000 lekëshe pasqyron figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.