Banorët e dy fshatrave në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it në zonë, përplasen me policinë!

11 Prill 2021, 13:46

Banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit ne ketë zonë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe  një sërë organizatash mjedisore si dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Ata o mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, duke thyer kordonin policor dhe duke bllokuar për disa minuta Rrugën e Kombit.

Banoret thonë se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve që i konsiderojnë  abuzive.

Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kane depozituat dhe një kallëzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.