Banorët e Senicës bllokojnë punimet në rrugën Kardhiq–Delvinë, kërkojnë që ndërtimi i rrugës të shkojë deri në fshatin e tyre

22 Korrik 2021, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2021-07-22 15:16:39

Banorët e Senicës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë.

Banorët kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre.