Banorët kundër barrierave metalike në anë të autostradës Lushnje-Fier, dalin në protestë! Automjetet në radhë kilometrike

23 Tetor 2021, 10:03 | Përditesimi i fundit: 2021-10-23 12:20:43

DIVJAKË-Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, Policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.

Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën. Ata kanë bllokuar për rreth 20 minuta aksion nacional.