Bardhi në Berat: Do të zhvillojmë protesta sa herë të gjykojmë se ato duhen! Jemi të mobilizuar për betejat që do vijnë

20 Janar 2020, 21:42

BERAT- Nga Berati ku zhvilloi disa takime me strukturat e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi u shpreh se banorët e këtij qarku janë të pakënaqur nga qeverisja dhe protestojë çdo ditë kundër saj. Ai u shpreh i gjithë qarku i Beratit, për shkak të keq qeverisjes që ka ndodhur në këto 7-vite, ka krijuar një potencial të madh për të sjellë ndryshimin në vend,nëpërmjet besimit ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Bardhi shtoi se strukturat e degës së PD-së së Beratit janë të mobilizuara për betejat që do të vijnë.

"Isha sot në Berat ku zhvillova një takim me strukturat e degës. Berat dhe i gjithë qarku edhe për shkak të pakënaqësia nga qeveria ka krijuar një potencial të madh për të sjellë ndryshimin në vend përmes besimit ndaj PD dhe opozitës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Beratit të mos humbin shpresën se vendi ka mundësitë për të ofruar kushte për të rinjtë dhe është krejt e mundur për t'ia dalë.