Basha bën sërish gafë në matematikë, Rama tallet: Ti mos vdeksh kurrë

29 Tetor 2020, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 13:59:32

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish sot një garë në mbledhjen e shifrave. Teksa fliste për tamponët, ai bëri gabim llogaritë.

"Durrësi kishte nevojë për 60 tamponë dhe sollën 15, mbeten afron 50 për sot", tha Basha.

Pas kësaj gafe, kryeministri Edi Rama nuk nguroi të ngacmojë kryedemokratin.

"Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë...Po si 60 minus 15 baraz 50 ëëë? Je i madh", shkruan Rama, teksa ai dërgon dhe një puthje me emoji.