Basha dha dorëheqjen, çfarë ndodh sot në selinë e PD

22 Mars 2022, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2022-03-22 11:54:33

Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha nuk është parë që të vijë në zyrën e tij, teksa siç raporton gazetarja Danjela Maloku, në seli është parë Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së.