Basha: Dhuna skenar i Ramës, qytetarët mos të tërhiqen

16 Shkurt 2019, 14:23

Kryedemokrati foli për situatën e tensionuar mes protestuesve dhe policisë. Ai tha se përplasja është një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës. Basha i kërkoi qytetarëve të vazdojnë të qendrojnë në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

"Asnjë protestues nuk erdhi për të bërë akte dhune. Ata u provokuan nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës. I kërkoj qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar në këtë protestë për të drejtat e tyre", tha Lulzim Basha.