Basha: Duhet një dialog gjithëpërfshirës, por pa Ramën kryeministër

23 Maj 2019, 19:18

Pas deklaratës së CDU/CSU e cila i bën thirrje palëve politike për dialog pa kushte krydemokrati Lulzim Basha propozon një platformë dialogu, gjithëpërfshirëse të cilën e quan referendum popullor.  Ai tha se Rama po përpiqet të shkatërrojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Basha deklaroi se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Lideri demokrat, Lulzim Basha theksoi se zgjedhjet do të mund t’i bëjë vetëm qeveria tranzitore.

"Rama përpiqet të agjësojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Rama tani bëhet gati që për hir të paktit të tij me krimin të asgjësojë demokracinë. Me një mesazh po i them se nuk do lejojmë më zgjedhje me krimin dhe me hajdutët, do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. Por ne nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin. Do të garantojmë zgjedhje të parakohshme që deputetët dhe kryebashkiakët të mos jenë peng të oligarkëve. Kjo është beteja jonë dhe shqiptarët janë bashkuar. Do të derdhemi në 25 Maj me shpresën dhe besimin tek e nesërmja.  Trafikantët dhe kriminelët nuk ndëshkohen por mbrohen.

Nuk ka asnjë institcion për të kontrolluar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Vora që ne nuk do ta lejojmë këtë. Koha nuk pret. Në ditët e ardhshme do vendoset fati i Shqipërisë.