Basha ha byrekë me kos në Lushnje: E kam stacionin tim të përhershëm! S'bëj fushatë këtu

8 Prill 2021, 17:03 | Përditesimi i fundit: 2021-04-08 17:15:59

Kreu i opozitës Lulzim Basha  pas takimeve që zhvilloi në Divjakë ka bërë një ndalesë në atë që e cilësoi si stacionin e tij të përhershëm për të ngrënë byrekët e famshëm të Lushnjes. Basha u tha të pranishmëve se nuk ka ardhur këtu për fushatë por për të ngrënë byrekët që bëjnë zonjat e nderuara këtu dhe se këtë e ka ndalesë të përhershme kur shkon në jug të vendit.

“Njerëzit nuk e dinë që unë e kamë këtë stacionin që ndaloj gjithmonë. Kur shkojë në Sarandë, Vlorë, madje edhe kur shkojë në Durrës i bie këtej kastile që të marr byrekun tuaj. Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj.  Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës. A mundësia ta hapim edhe një në Tiranë", u tha Basha të pranishmëve që ndodheshin në lokal.

Biseda e Bashës me kamarierin:

Basha: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë?

Kamarieri: Jo ju kemi sjellë kos dele

Basha: A shumë mirë