Basha lëshon pëllumbat në Lushnje: Të gjithë bashkë të dielën të vendosim drejtësi mbi bandat

21 Prill 2021, 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët në Lushnje në kuadër të fushatës elektorale. Në mënyrë simbolike kreut të PD-së i kanë dhuruar qytetarët dy pëllumba të bardhë, dhe Basha i ka lëshuar në qiell. Basha tha se të gjithë ditën e dielë duhet të bëhen bashkë dhe të vendosi drejtësi mbi bandat.

Nga ana tjetër në fjalën e tij, Basha tha se asgjë nuk i ndal shqiptarët të dalim masivisht dhe të votojnë. Lideri i opozitës gjithashtu tha se këto janë zgjedhjet më vendimtare të cilat do të shërbejnë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe është dita e parë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.