Basha mbledh të besuarit e tij për qëndrimin mediatik për Berishën!

13 Shtator 2021, 14:11 | Përditesimi i fundit: 2021-09-13 15:15:29

Përjashtimi nga grupi i Sali Berishës dhe kërcënimet e këtij të fundit se do të rikthehet në krye të PD-së, është shoqëruar me shumë lëvizje brenda selisë blu. Pasi mblodhi krerët e degëve, sot kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim Kryesinë e Grupit të PD-së, mbledhje kjo e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta.